Lajme

Krasniqi: Kemi pranuar 17 kërkesa të fshatrave për t’u bërë komuna

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

17 fshatra të Kosovës kanë kërkuar që të shndërrohen në komuna.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se ka pranuar 17 kërkesa, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai në Tëvë1

Sipas tij, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, theksoi Krasniqi.

Ndryshe, Kosova përbehet nga 38 komuna të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale./SHQIP.com