Sport Shqiptar

Krasniqi: Gjithmonë e kam ndier obligim të boksoj në Kosovë

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Robin (Haxhi) Krasniqi mezi po e pret duelin e radhës, i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 5 gusht.

Boksieri junikas ka thënë se gjithmonë e ka ndierë obligim që të boksoj në Kosovë dhe tash kjo ëndërr po bëhet realitet.

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madh atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, ka shkruar Krasniqi në “Instagram”.

Ai synon ta rikthejë titullin e kampionit të botës.

/Shqip.com