Lajme

Krasniqi e quan frikacak Kurtin: Tuc ka le, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtushit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

“Tuc” – kështu e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Partiisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi në seancën plenare të Kuvendit, e ka quajtur frikacak Kurtin pasi shefi i ekzekutivit tha “se s’pranojnë shantazhe për shtesa të mësimdhënësve”.

“Me kënd me repliku, me këtë tuc, tuc ka le, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtushit se ky është tuc që ka ikë prej njerëzve, ka ikë prej sindikatave tash ikë edhe prej deputetëve por ma e rënda është se ky ikë prej të vërtetës. Dul këtu e lëshoi një grusht miza edhe iki, se s’mundet me u përballu me të vërtetën sepse ky e ka veç të vertetën e vet”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se 40 milionë euro që Kurti i përmendi për subvencionim të energjisë ua ka paguar rrymën serbëve në veri.

Greva nga SBASHK-u

“Kjo është arsyeja që Kosova ka ardhë në këtë derexhe, kjo është arsyeja që unë kam frikë se ky është duke i besu gënjeshtrave të veta, erdh na tha qysh i ka dhanë 40 milionë euro me e subvencionu energjinë, i ka dhanë 40 milionë euro me ua subvencionu rrymën serbëve në veri”, tha kreu i PDK-së.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është duke u debatuar për grevën e përgjithshme në vend. Po ashtu, po diskutohet edhe për krizën ekonomike./Shqip.com