Lajme

Krasniqi: E përkrahim arritjen e një marrëveshjeje nga Kurti mes Kosovës dhe Serbisë

Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se do ta përkrahte arritjen e një marrëveshjeje nga Albin Kurti, mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Shqip.com.

Por, Krasniqi deklaroi se nuk do ta përkrahin marrëveshjen nëse cenohet territori i Kosovës por edhe karakteri unitar i shtetit.

Lexo edhe:
Krasniqi për ankesat e Kurtit se të gjithë dolën kundër LVV-së: Janë fëmijërore

“Nëse Kurti e arrin një marrëveshje me Serbinë, ne e mbështesim. Por pa e cenu territorin e Kosovës dhe pa e cënuar karakterin unitar të shtetit tonë. Pak e shumë kemi qëndrimet e njëjta. Dhe kryeministri ka pushtetin dhe fuqinë për të arritur marrëveshjen. Po ashtu ka mbështetje të madhe në Kuvend dhe ka edhe presidenten. Një marrëveshje që vjen me këto kushte do ta duartrokasim, përveç se do ta votojmë.

Ne nuk do të involvohemi në proces. Nuk do ta bëjmë temë të politikës ditore. Sepse Kosova është dëmtuar nga këto. Tema si Asociacioni dhe demarkacioni u patën bërë tema ditore dhe patën krijuar dëme të mëdha. Diskursin opozitar do të mundohemi ta ndryshojmë. Do të sjellim alternativa që do të prekin jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Krasniqi në T7./SHQIP.com