Sport Shqiptar

Krasniqi: Atletët kosovarë do ta bëjnë Algjerinë të njohë vendin tonë, gjatë Lojërave Mesdhetare

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi

KOK ka prezantuar ekipin përfaqësues të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në ceremoninë e prezantimit ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti i Komitetit Olimpikë, Ismet Krasniqi, tha se kjo është një mundësi e mirë për të promovuar Kosovën në një vend që nuk e njeh pavarësinë e saj.

“Ashtu si Spanja që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë njëjtë është edhe Algjeria, tek e cila do të udhëtojmë me 39 sportistë, të prirë nga Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, e cila bashkë me të tjerët do ta bëjë Algjerinë të njoh vendin tonë, duke e respektuar jo vetëm një herë por disa herë gjatë ceremonisë së medaljeve”, tha ai.

Nga ana tjetër Kurti kërkoi rezultate nga të gjitha sportet.

“Rezultatet e arritura në sportet e ndryshme nuk janë të rastësishme, mirëpo janë produkt i punës suaj të palodhshme. Sporti garues mbërthen në veti patriotizëm dhe qëndrueshmëri, përfaqësimi i shtetit në gara përveç që reflekton sakrificën tuaj reflekton edhe dashurinë për atdheun. Aq sa është krenari dhe e bukur është edhe përgjegjësi. Përveç në xhudo që jam i sigurt që do arrijmë rezultate, duhet të arrijmë medalje edhe në sportet e tjera”, tha ai.

Në këtë eveniment janë prezantuar dhe fanellat e Kosovës, që do të veshin atletët.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Lista përbëhet nga xhudistja, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami, Lorent Murati, Egzon Shala, Alban Sopa.

Kjo është hera e dytë që Kosova merre pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com