Lajme

Krasniqi: Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu deri tek Adem Jashari

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri, është mbajtur mbledhja e përbashkët midis Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu deri tek Adem Jashari.

“Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare. Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore. Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja” ka deklaruar Krasniqi.

Me këtë rast ai ka uruar të gjithë popullin shqiptar për këtë festë.

/Shqip.com