Lajme

KQZ shkatërron materialin e mbi 2 mijë vendvotimeve të zgjedhjeve të fundit

KQZ/Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shkatërruar materialin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të mbajtura në nëntor dhe nëntor të vitit të kaluar.

Shkatërrimi është bërë i materialit të më shumë se 2 mijë e 200 vendvotimeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të materialit që do të shkatërrohen janë fletëvotimet, formularët e rezultateve, lista e votuesve dhe të tjera. Marrë në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2,200 vendvotimeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se nga ky proces përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve ku përfshihen edhe materialet që i takojnë votimit.

Sipas tij, këto materiale zgjedhore do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga institucionet përkatëse.

“Nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë. Këto materiale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova me qëllim të hetimeve nga institucionet përkatëse deri në përfundimin e të gjitha çështjeve”, tha ai.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale ishte rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind. Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022