Lajme

KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për kryetar komunash dhe kuvende komunale

Fletëvotimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e kandidatëve të certifikuar për kryetarë të komunave, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit, KQZ ka bërë edhe certifikimin e kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale nga subjektet politike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndryshe, më 17 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë./Shqip.com