Lajme

KQZ: Nuk kemi marrë kërkesë për shkurtimin e fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror Zgjedhor

Kryetari i Komisonit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se nuk kanë pranuar ende asnjë kërkesë për shkurtimin e fushatës zgjedhore për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, përcjell Shqip.com.

Ai deklaroi se nëse partitë do t’i drejtohen KQZ-sëme kërkesë për shkurtim të fushatës zgjehdore, atëherë do të marrin një vendim.

“Sa i përket fushatës parazgjedhore ne në KQZ ende nuk kemi marrë ndonjë kërkesë nga partitë politike për shtyrje apo nga kushdo tjetër, në momentin që do të pranojmë një kërkesë do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim, por çështja e afatit të fushatës paraelektorale është çështje e ligjit, ligji e përcakton, por duke pasur parasysh rrethanat ne do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim”, thotë ai.

Kurse, lidhur me iden për shtyerjen e zgjedhjeve lokale si pasojë e gjendjes së rënduar me pandeminë, Radoniqi tha se këtë vendim nuk mund ta merr KQZ, raporton KP.

“Sa i përket shtyrjes së datës së zgjedhjeve nuk varet nga KQZ-ja, varet nga rekomandimi i IKSHPK-së apo Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë Radoniqi.

Ndryshe, partitë opozitare janë dakorduar që të ketë shkurtim të ditëve të fushatës zgjedhore për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19./Shqip.com