Lajme

KQZ certifikon rezultatin përfundimtar, Bexhet Xheladini është kryetar i ri i Dragashit

Kryetari i ri i Dragashit, Bexhet Xheladini.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar për kryetar të Komunës së Dragashit të premten, përcjell Shqip.com.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se zyrtarisht, Bexhet Xheladini nga LIdhja Demokratike e Kosovës, është zyrtarisht kryetar i ri i Dragashit.

Tutje, Radoniqi tregoi se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.

“Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune… E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

Po ashtu, në mbledhjen e së premtes të KQZ-së është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët kanë dhënë dorëheqje për arsyet e ndryshme./SHQIP.com