Lajme

KQZ certifikon 48 subjekte politike për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, njofton Shqip.com.

Të enjten ky komision mori vendim që të certifikojë 48 subjekte politike, prej të cilave 18 janë parti politike, 1 koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar që përfaqësojnë këto subjekte politike është rreth 550 kandidatë, prej të cilëve rreth 30 për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Gjithashtu, KQZ ka marrë vendim që të mos certifikojë dy kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale, pasi ata nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas KQZ-së, në mbledhjet e radhës do të vazhdohet me certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve të tjera politike. /Shqip.com