Sport Ndërkombëtar

Kounde thotë se kalimi te Barcelona ishte një vendim i lehtë, pavarësisht interesimit të Chelsea

Nënshkrimi i ri blaugranëve, Jules Kounde thotë se bashkimi me Barcelonën nuk ishte “një vendim i madh” edhe pse ishte i kërkuar edhe nga Chelsea.

Kounde, 23 vjeç, u bë ardhja e pestë e verës e klubit të La Ligës pasi u transferua nga Sevilla për një tarifë të raportuar prej 42 milionë funte.

“Është e vërtetë që kisha një tjetër ofertë, por bëra përpjekje për të pritur që Barça të arrijë një marrëveshje me Sevillan. Kur e pashë se ishte e mundur, zgjodha Barçën sepse e dija shumë qartë se ku doja të shkoja”, tha qendërmbrojtësi francez.

Kounde, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me një klauzolë blerjeje prej 837 milionë funte. shtoi në konferencën e tij të parë për shtyp:

“Nuk ishte një vendim i madh, sepse doja të vija këtu. Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Unë po vij në një klub të madh, një klub ambicioz dhe gjithashtu po vij me ambicie.”

Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, zbuloi se përfaqësuesit e Kounde e kishin telefonuar atë “pothuajse çdo ditë” për një përditësim pasi lojtari ishte “duke pritur për ne”.

“Në fund më duhej t’i thoja Jonathan [Kebe, agjenti i lojtarit] që të mos telefononte më sepse nuk dija çfarë t’i thoja. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Chelsean. Ne hëngrëm darkë me pronarin e klubit [Todd Boehly].”

Lëvizja e Kounde pason nënshkrimin e Barcelonës me sulmuesin polak, Robert Lewandowski nga Bayern Munich për 42.6 milion £ dhe anësorin brazilian Raphinha nga Leeds në një marrëveshje prej 55 milion £.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie dhe mbrojtësi i Danimarkës, Andreas Christensen, gjithashtu iu bashkuan skuadrës së menaxherit Xavi në transferime të lira nga AC Milan dhe Chelsea respektivisht, ndërsa anësori francez Ousmane Dembele nënshkroi një zgjatje të kontratës./Shqip.com