Lajme

KOSST: Udhëzuam reduktimin e rrymës deri në stabilizim të situatës

Ilustrim

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë (KOSTT), thotë se aktualisht Kosova po përballet me disbalancë në mes prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike.

KOSTT ka thënë se ka udhëzuar nga sot fillimin e zbatimit të kufizimit në furnizim si masë e fundit, deri në stabilizim të situatës.

“KOSTT sh.a bën të ditur që konsumi i energjisë elektrike në Kosovë në këtë periudhë (korrik-gusht 2022) sillet nga 337 MW deri në pikun e ngarkesës prej 792 MW, ndërsa gjenerimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend aktualisht është rreth 540 MW.

Ilustrim

Rrjedhimisht, me qëllim të balancimit të sistemit në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit sipas masave dhe procedurave operative që parashihen me Kodin e Rrjetit, KOSTT ka udhëzuar nga sot fillimin e zbatimit të kufizimit në furnizim si masë e fundit, deri në stabilizim të situatës, me qëllim të ruajtjes së integritetit të sistemit dhe kontribuar në balancimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe të sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se sot kanë nisur reduktimet e energjisë elektrike në tërë vendin.

Lexo edhe:
Sot nisin reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

6 orë me rrymë dhe 2 pa të, kështu do të jenë reduktimet nga dita e sotme ka njoftuar KEDS./Shqip.com