Sport Shqiptar

Kosovës i shtohet edhe një medalje

Kombëtarja e Kosovës në karate

Kosovës i është shtuar edhe një medalje, kësaj here e bronztë.

Kombëtarja e Kosovës në karate është “kurorëzuar” me medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Poreç të Kroacisë, shkruan Shqip.com.

Në rrugëtimin për medalje, Dardanët e mposhtën Malin e Zi, u pësuan humbje nga Turqia, kurse në ndeshjen për medalje, arritën që të dalin fitues ndaj Bullgarisë.

Përveç suksesit ekipor, ata arritën patën paraqitje të mirë dhe në garat individuale.

Elham Shabani arriti që të kuroroëzohej me medlaje të argjendë, ndërsa Herolind Nishevci dhe Fortesa Orana u “stolisën” me të bronztën./Shqip.com