Sport Shqiptar

Kosovë – Armeni, pak tifozë në tribuna, këto ishin çmimet e biletave

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00 – shkruan Shqip.com.

Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.

Stadiumi duket i boshatisur para ndeshjes.

Biletat kushtonin 10 euro në lindje e 20 në perëndim.

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari janë futbollistët e Superligës që do të luajnë nga fillimi.

Giresse ka thënë se këto dy miqësore do t’i shërbejnë atij për të parë potencialin e futbollistëve të rinj.

Dardanët do të luajnë edhe të shtunën kundër Ishujve Faroe.

/Shqip.com