Sport Shqiptar

Kosovare Asllani i bashkohet Milanos

(Foto: AC Milan)

Sulmuesja nga Kosova i dha fund karrierës së bujshme te Real Madridi.

Përfaqësuesja e kombëtares së Suedisë është tani një ‘Rossonnere’ që nga edicioni i ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes faqeve të tyre zyrtare.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka lidhur një marrëveshje për të drejtën e paraqitjes sportive të lojtares Kosovare Asllani, duke filluar nga sezoni 2022/2023”.

(Foto: AC Milan) Kosovare Asllani

“Sulmuesja e kombëtares suedeze, e cili në karrierën e saj ka luajtur mes skuadrave të tjera në Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit.

(Foto: AC Milan) Kosovare Asllani

Asllani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga qyteti Italian.

Por, para aventurës që e pret në “San Siro” dhe në Madrid, ajo ishte pjesë e klubeve si Manchester City si dhe Paris Saint Germain. /Shqip.com