Sport Shqiptar

Kosova U21 barazon në duelin e parë me Slloveninë U21

Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar në duel me Slloveninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar pa gola, 0:0.

Në pjesën e parë u vërejt dominim i sllovenëve, teksa Dardanët e rinj të drejtuar nga Albert Bunjaki u shfaqën mjaft kompakt në repartin e mbrojtjes, duke mos lejuar shumë hapësira.

Megjithatë “Dardanët” krijuan edhe dy mundësi të mira shënimi në fund të 45 minutave të parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Bunjakit patën paraqitje shumë më të mirë, duke sulmuare disa herë portën sllovene.

Kosova kërkoi edhe një penallti pas lojës me dorë të një mbrojtësi mysafir, por gjyqtari nuk e akordoi.

Pas këtij barazimi Kosova mbetet në pozitën e pestë në Grupin G, me 7 pikë, derisa Sllovenia është në pozitën e katërt me 9 pikë.

Këto dy ekipe do të ballafaqohen sërish të martën, por kësaj radhe në Celje./Shqip.com