Sport Ndërkombëtar

Kosova U21 barazon me Tractor FC në ndeshje miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës U21 e cila po qëndron për përgatitje në Antalia, sot e ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Përballë të përzgjedhurve të Afrim Tovërlanit ishte skuadra elitare e Iranit, Tractor FC, teksa pas një loje interesante rezultati mbeti i pandryshuar (0:0). E

Edhe në këtë ndeshje Kosova U21 pati paraqitje të mirë, teksa u aktivizuan të gjithë lojtarët që janë në grumbullim.

Kosova ditë më parë barazoi me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah 1:1.

/Shqip.com