Sport Shqiptar

Kosova U20 mposhtet në miqësore nga Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës U20 ka pësuar humbje në miqësoren përballë Malit të Zi.

Ndeshja e zhvilluar të premten në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultat 70:50. 

Çereku i parë përfundoi me rezultat 10:23, ndërsa në periodën e dytë u tregu një lojë më e barabartë, por pjesa e parë përfundoi me rezultat 23:36 për Malin e Zi.

Në çerekun e tretë kishte pak raste shënime dhe në fund çereku i tretë u mbyll me vetëm 10 pikë të shënuara, 6 nga Mali i Zi dhe 4 nga Kosova.

“Dardanët”, luftuan deri në fund për të zvogëluar diferencën, dhe kështu ndeshja përfundoj me rezultat 50:70 në të mirë të mysafirëve.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë./Shqip.com