Kosova U18 pëson edhe humbjen e katërt në FIBA Kampionatin Evropian

Kosova U18 ka vazhduar me rezultate të dobëta.
Në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18 është mundur nga Norvegjia,
Dardanët e rijnë u mposhtën me rezultat të ngushtë 59:50.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo periudhë përfundoi 13:13.
Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, por në fund të kësaj pjese, norvegjezët hyn në një seri të suksesshme dhe shkuan në pushim me rezultat 29:26.
Edhe në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, ku Dardanët tentuan, por nuk arritën të rikthehen, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:33, për të humbur në çerekun e fundit 59:50.
Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime.
Derisa, Dardanët ndeshjen e fundit në grupe e zhvillojnë nesër ndaj Bosnje e Hercegovinës.
Kjo ishte humbja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara./Shqip.com