Kosova U-17 shënon fitore historike
Publikuar:
(12.10.2021 17:52:00)
Kosova U-17 ka shënuar një fitore historike sot.
Dardanët e rinjë, kanë triumfuar ndaj Ishujve Faroe, për tu kualifikuar tutje në “Elite Round”, shkruan Shqip.com.
Ani pse rezultati i kësaj ndeshje ishte minmal, 1-0, pesha që e ka ai është shumë e madhe.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arjol Bllaca në minutën e 59-të dhe i dhuroi shokëve të tij të skuadrës tre pikë të arta.
Këtë takim, Kosova e mbylli me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, pasi në minutën e 87-të, Alpi Shahini u ndëshkua me karton të kuq.
Kështu, ata e mbyllin këtë fazë të kuafikimeve në vendin e dytë, me gjashtë pikë, ndërsa mbetet të shihet se sa do kenë sukses në “Elite Round./Shqip.com