Lajme

Kosova tash e gjashtë muaj me ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi në dorën e Osmanit

21 prill në krye të Kryeprokurorit të Shtetit erdhi në rolin e ushtruesit të detyrës Besim Kelmendi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 214-të, të mbajtur vendosi, me votim unanim që prokurori Besim Kelmendi, të marrë pozitën e ushtruesit detyres së Kryeprokurorit të Shtetit.

Me 6 prill, Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Në atë kohë ishin refuzuar, kundërshtimet e kandidatëve, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Shqipdon Fazliu e Armend Hamiit kishin dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Mirëpo kjo ankesë e tyre ishte  hedhur poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e  dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

“Duke ditur rëndësinë e këtij procesi, Zyra e Presidentes ka filluar të shqyrtojë dhe analizojë në detaje të gjithë dokumentacionin e pranuar, të gjitha faktet dhe rrethanat që ndërlidhen me këtë proces. Presidentja është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”, thuhet në një përgjigje nga zyra e presidencës.

Po ashtu Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ishte shprehur i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Përveç shefit të BE-së, kundë kanë dalë edhe tri organizata joqeveritare të Kosovës.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL, i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanaj që të mos e dekretojë Isufajn.

Një javë më parë, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku.

Në takim pos temave të tjera gjithashtu u diskutuan edhe zhvillimet aktuale rreth procesit të nominimit dhe emërimit të Kryeprokurorit të shtetit.

/Shqip.com