Sport Shqiptar

Kosova sot zhvillon ndeshjen e fundit të Kampionatin Evropian për shtete të Vogla

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave po merr pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Me dy humbje dhe një fitore, “Dardanet” nuk e kanë filluar si është pritur këtë kompeticion.

Por, Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre garave.

Me fillim nga ora 15:00, Kosova do të përballet me Norvegjinë.

Deri më tani Norvegjia ka një fitore dhe një humbje.

Kosova është përballur me Maltën, ku humbë me rezultat 61:68, por u rikuperuan në ndeshjen e dytë me një fitore përballë Andorrës.

Në ndeshjen e fundit ato pësuan nga Qipro që është edhe skuadra vendase.

Lexo edhe:
Haliti: Përballja më e vështirë ka qenë kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës është formuar vetëm vitin e kaluar dhe kjo është hera e dytë që merr pjesë në kompeticion.

Në vitin 2021, “Dardanet” zunë vendin e tret, duke humbur vetëm në gjysmëfinale./Shqip.com