Sport Shqiptar Kimete Haliti për Shqip.com tha se niveli i paraqitjeve ka qenë i mirë, por nuk janë arritur pritshmërit

Haliti: Përballja më e vështirë ka qenë kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave po merr pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Me dy humbje dhe një fitore, “Dardanet” nuk e kanë filluar si është pritur këtë kompeticion.

Ndihmës trajnerja e përfaqësues, Kimete Haliti, për Shqip.com tha se niveli i paraqitjeve ka qenë i mirë, por nuk janë arritur pritshmërit.

“Performancen e vajzave në përgjithësi ka qenë e mirë, mirëpo mendoj qe çdo herë ka vend për përmirësim. Pritshmërie gjithmonë janë sa me të larta mirëpo ndonjëherë nuk ecin gjerat ashtu siç planifikohen, kemi edhe një ndeshje dhe po presim pastaj çka do te ndodhe me renditje tabelore”, tha ajo.

Kosova deri më tani është përballur me Maltën, ku humbë me rezultat 61:68, por u rikuperuan në ndeshjen e dytë me një fitore përballë Andorrës.

Në ndeshjen e fundit ato pësuan nga Qipro që është edhe skuadra vendase.

Ishte pikërisht kjo ndeshje që ishte më e vështira për vashat “dardane”.

“Besoj që përballja më e vështirë ka qenë kundër Qipros. Edhe pse në këtë kopeticiom nuk ka ndeshje te lehta”, tha Haliti.

Kosova tani ka vetëm edhe një ndeshje kundër Norvegjisë dhe synimi kryesor është fitorja.

“Si çdo herë gjithmonë tentojmë të kemi atmosferë të mirë dhe të kalojmë sa më mirë. Ne hyjmë gjithmonë për të fituar, kështu duke shpresuar që edhe nesër do të arrihet fitorja dhe të paraqitemi sa më mirë”, tha trajnerja.

Norvegjia dhe Kosova përballen të shtunën.

Kombëtarja e Kosovës është formuar vetëm vitin e kaluar dhe kjo është hera e dytë që merr pjesë në kompeticion.

Në vitin 2021, “Dardanet” zunë vendin e tret, duke humbur vetëm në gjysmëfinale./Shqip.com