Sport Shqiptar

Kosova shkon në pushim me dy gola epërsi

Alain Giresse e ka filluar mjaft mirë aventurën te Kombëtarja  e Kosovës.

Nën urdhrat e trajnerit të ri “Dardanët” kanë arritur të shënojnë dy gola në pjesën e parë kundër Burkina Fasos.

Fillimisht Kosovës ia dha epërsinë Fidan Aliti, pasi shënoi vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes.

Kurse epërsinë e dyfishoi, Astrit Selmani, i cili me një goditje të bukur e shënoi golin e parë me fanellën e Kosovës.

Para ndeshjes Shqip.com ka marrë mendimin e dy analistëve, Faruk Statovcit dhe Taulant Dajakaj për këtë përballje.