Sport Shqiptar Një epokë e re lind sot në stadiumin "Fadil Vokrri"

Rrugëtimi i ri i Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës

Kur akrepat e orës tregojnë 18:00, gjyqtari kryesor do jap sinjalizimin për fillimin e ndeshjes Kosova – Burkina Faso.

Dardanët e nisin një rrugëtim të ri bashkë me prijësin e tyre.

Synimet janë rritur, pasi bashkë me to është rritur edhe cilësia.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll – e zhvillon sonte takimin e parë – nën urdhërat e përzgjedhësit Alain Giresse.

Trajneri francez – ka peshë të madhe në supe, pasi së fundmi rezultatet e Përfaqësues – nuk ishin pozitive dhe Katari mbeti vetëm një ëndërr e parealizuar.

Ani pse takimi është i nivelit miqësor dhe Burkina Faso – nuk është kundërshtar i “frikshëm”, fitorja është i vetmi opsion për vendasit.

Momente nga stërvitjet e Dardanëve

Në këtë ndeshje – nuk ka shumë emra të rijnë në listë, teksa i vetmi që është ftuar nga Superliga është qendërmbrojtësi i Ballkanit, Alban Shillova.

Pritshmëritë nga Alain Giresse – flasin analistët

Alain Giresse new head coach of Kosovo – Federata e Futbollit e Kosovës
Përzgjedhësi Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse

Lidhur me ndeshjet miqësore të Kosovës dhe trajnerin e ri, Shqip.com ka kontaktuar me analistët, Faruk Statovci dhe Taulant Dajaku.

Statovci u shpreh optimist se Giresse është zgjedhja e duhur për Përfaqësuese duke dhënë vlerësime pozitive.

“E kemi zgjedhur një trajner të ri, të cilit nëse ia shohim CV-në – ai e ka një përvojë të madhe. Ai ka qenë futbollist shumë i mirë, e ka djersitur fanellën shumë gjatë – ka luajtur edhe në Përfaqësuese dhe kjo është një përparësi e madhe. Unë besoj që ky selektor do të bëj më të mirën me këta djem – të cilët kanë potencial të madh”, tha ai fillimisht.

Faruk Statovci tregon se kush do të shpallet kampion vjeshtor i Superligës  së Kosovës | inFokus
Faruk Statovci

Teksa, Dajaku thotë se këto ndeshje do shërbejnë më shumë si “njoftim” ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve.

“Duke e parë listën dhe problemet e trashëguara, lirisht mund të them se nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe në këtë fazë sepse trajneri i ri – thjeshtë do t’i njoftojë lojtarët dhe pasi ta konstatoj gjendjen dhe të caktoj objektivat – atëherë mund të flasim për ndonjë pritshmëri – bazuar në gjykimin tim”, potencoi ish-futbullosti i shumë skuadrave të Superligës. Teksa shtoi se “le të shpresojmë që gjërat do to shkojnë drejtë përmirësimit

Ai po ashtoi se “le të shpresojmë që gjërat do to shkojnë drejtë përmirësimit”.

May be an image of 1 person and indoor
Taulant Dajakaj

Në anën tjetër, Statovci – insistoi se duhet pasur ftesë edhe për lojtarët që luajnë në elitën e futbollit kosovar.

“Nëpërmjet Përfaqësueses A – ne duhet të mundohemi ta ngrisim motivin e futbollistëve të Superligës. Derisa të jepet shenja që edhe për këta djem interesohet dikush dhe ka vend në Përfaqësuese për ta. Në këto ndeshjet miqësore duhet punuar në këtë aspekt së bashku – që të kenë hapësirë. Unë besoj që ka lojtarë me potencial – të cilët në momentet kur i duhen Përfaqësueses – munden me qenë në formë të mirë dhe ta ndihmojnë skuadrën”.

Ai shton se “duhet punuar shumë në këtë drejtim, pasi vetëm në këtë mënyrë i shtohet karakteri, cilësia dhe dëshira që një ditë ta veshin fanelën e Përfaqësueses”.

Ndeshja e radhës e Dardanëve (pas asaj së sotme) zhvillohet në Cyrih – pas pesë ditëve, ku do takohen me Zvicrën. /Shqip.com