Sport Ndërkombëtar

Kosova po mposhtet në Greqi, Portugalia në “paqe” me Serbinë

Kosova po mposhtet në Greqi

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet që kanë nisur në ora 20:45.

Kosova është duke pësuar humbje në Athinë ndaj Greqisë, ndërsa barazim është edhe ndeshja tjetër, Serbi-Portugali, shkruan Shqip.com.

Greqia është duke e dominuar nga ndeshja që nga fillimi i takimit, ndërsa golin e vetëm e realizuan në minutën e 44-të.

Autor i golit ishte Masouaras, kurse asistues ishte, Pelkas.

Goli i shënuar nga Greqia

Në anën tjetër, Kosova është duke e zhvilluar një ndeshje të koncentruar në repartin defanziv.

Rastin më të mirët për Dardanët e pati, Milot Rashica, i cili goditi ishte shumë pranë shënimit, pas një goditje të të fortë me të majtën.

Me rezultatn aktual, Kosova mbetet në vendin e fundit, kurse Greqia është në vendin e tretë.

Në Serbi është duke u zhvilluar një ndeshje derbi, por fitues nuk ka, pas 45 minutave lojë.

Ishin portugezët që shënuan të parët me anë të Renato Sanches, pas vetëm dy minutave lojë. Ndërsa, asistues ishte Bernardo Silva.

Goli i shënuar nga Renato Sanches

Kurse, për skuadrën vendase rezultatin e barazoi Tadic, në minutën e 33-të.

Me rezultatin aktual, Portugalia është lidere e Grupit A, me pikë të njëjta me Serbinë, por me golaverazh më të mirë.

Në ndeshjet tjera janë regjistruar këto rezultate:

Luksembrugu 0-0 Republika e Irlandës

Spanja 0-0 Suedia /Shqip.com