Sport Shqiptar

Kosova parakalon në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022

Ekipi Olimpik i Kosovës ka parakaluar në Ceremoninë Hapëse të Lojërave Olimpike Pekini 2022.

Flamurin e ka bartur i vetëm skitari Albin Tahiri pasi siç është bërë e ditur edhe më herët trajneri Pupovci ka rezultuar pozitiv me COVID-19 si dhe skitarja Kiana Kryeziu është konsideruar nga organizatorët si kontakt i mundshëm ndonëse ka rezultuar negative.

Kosova po merr pjesë në këto Lojëra për herë të dytë me dy skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu.