Lajme

Kosova nuk u lejua pa fusnotë në konferencën e donatorëve, vjen reagimi nga Bislimi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në Turqi dhe Siri.

Mirëpo Kosova në këtë konferencë nuk u lejua që të marr pjesë pa fusnotë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo është e padrejtë si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference.

Lexo edhe:
Murati: BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

“Është e padrejtë si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi.

Republika e Kosovës është treguar bujare në ndihmën e saj për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar, ka shtuar më tutje Bislimi.

/Shqip.com