Ekonomi

Murati: BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve
Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në Turqi dhe Siri.

Mirëpo Kosova në këtë konferencë nuk u lejua që të marr pjesë pa fusnotë.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në Twitter.

”U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha ndërkombëtareve. përpjekjet për të ndihmuar, ka shtuar më tutje Murati.

/Shqip.com