Lajme

“Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi”, kërkohet themelimi i një byroje hetuese

Ilustrim

Falë ndihmës nga jashtë, institucionet e sigurisë në Kosovë konsiderohet se kanë kapacitete të mjaftueshme për të ndjekur rastet terroriste, thonë njohësit e kësaj fushe.

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, vlerëson se Kosova është vend i sigurt, “fal punës dhe bashkëpunimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me shtetet e tjera”.

“Ka kapacitet të mjaftueshme si në aspektin e resurseve njerëzore si në aspektin e përgatitjes si në atë të logjistikës, dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e inteligjencës dhe bashkëpunimi i AKI-së me shtetet mike është në nivel të kënaqshëm. Falë kësaj Kosova është e sigurt, natyrisht në këtë kontest mund të ndjehemi mirë si qytetarë të Kosovës”.

Çollaku thotë se për aksione të tilla, Kosova nuk penalizohet që nuk është pjesë e Intepolit, pasi sipas tij, është çështje që prek sigurinë e botës.

“Kur flitet për sigurinë, kostoja financiare është në plan të dytë, sepse në momentin që atakohet siguria nacionale, nuk ka kosto financiare që mund të krahasohet me pasojat që pasojnë nga kjo. Kostoja është pak e rëndësishme. I kemi parë nga mjetet e informimit që kostoja ka qenë mjaftë e lartë te rasti i kapjes së grupit të dyshuar terrorist”, shprehet ai për EO.

Situata në veri - Eksperti i sigurisë: Reagimi i BE-së i nxituar, Policia  veproi brenda mandatit | Ekonomia Online
Fatmir Çollaku

Ndërsa, drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, thotë se hetimi i akteve terroriste është natyrë komplekse për Kosovën, pasi mungon përvoja.

Megjithatë, Elezi thekson se Policia e Kosovës ka gatishmëri të madhe për t’i ndjekur këto aktivitete.

Ndërsa, shton se ka nevojë të themelohet byroja kosovare e hetimeve, institucion i cili sipas tij, duhet të udhëhiqet nga kryeministri i shtetit. 

“Njëkohësisht do të ketë pavarësinë e saj dhe autoritet të zbatimit të ligjit dhe të ketë të drejtën e ndjekjes, pasi e kemi parë në vendet e rajonit një praktikë të tillë. Institucionet që kanë mandat të arrestimit janë më ndryshe, ndërsa ne kemi AKI-në që ka mandat vetëm të surveimit apo grumbullimit të informacioneve. Një byro e tillë do të ishte shumë e nevojshme për luftimin e dukurive të tilla”.

Elezi thotë se Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshme, mirëpo falë ndihmës nga jashtë ia del të finalizojë operacionet për hetimin dhe ndjekjen e akteve terroriste./SHQIP.com

Elezi për nominimin e Hovenier për ambasador: ShBA-ja po e rikthen  vëmendjen tek populli më pro amerikan | Ekonomia Online
Bedri Elezi