Kosova në heshtje zgjedhore
Publikuar:
(13.11.2021 08:12:41)

Është mbyllur fushata zgjedhore, pesë ditore, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, që do të mbahen të dielën më 14 nëntor.
Kështu që të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, në Kosovë është heshtje zgjedhore.
Me pjesëmarrje masive të qytetarëve, të premten mbrëma janë mbajtur tubime përmbyllëse në 21 qytetet ku do të zhvillohet gara e balotazhit mes kandidatëve.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur më 17 tetor./SHQIP.com