Sport Shqiptar

Kosova mposht Irlandën e Veriut, por mbetet në vendin e dytë

Kosova ka arritur që të rikthehet tek fitoreje, duke e mposhtur Irlandën e Veriut.

“Dardanët”, në “Fadil Vokrri” fituan me rezultat 3:2.

Kombëtarja e Kosovës e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm, duke e pasur epërsinë pas 45 minutave të parë.

Kosova fillimisht nderoi Fadil Vokrrin, duke shënuar në minutën e nëntë.

May be an image of 2 people, people standing, people playing sports and text

Ishte Milot Rashica që fitoi një penallti, derisa Vedat Muriqi e shndërroi në gol, duke ia dhënë epërsinë minimale “Dardanëve”.

Vetëm 10 minuta më vonë, një super krosim i Rashicës u qua drejt portës nga Zymer Bytyqi.

Pavarësisht dominimit të vendasve, Irlanda e Veriut arriti ta marr një gol, duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Shayne Lavery.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e barabart.

Skuadra e Alain Griesse arriti të ta rimarr epërsinë e dyfishtë në pjesën e dytë,  ishte përsëri Muriqi që në minutën e 52 shënoi për 3:1.

May be an image of 5 people, people playing football, people standing, outdoors, stadium and text

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin në minutën e 83 për ta bërë më interesan përfundimin e ndeshjes, me golin e Ballard.

Kosova pavarësisht fitores mbeten në vendin e dytë mbrapa Greqisë, që arriti të mposht Qipron me rezultat 3:0.

Ndeshjen e radhës Kosova e ka kundër Greqisë të dielën në udhëtim./Shqip.com