Lajme

Kosova importoi nga vendet e CEFTA-së 100 milionë euro ndërsa eksportoi 32 milionë

Kamion

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2022.

Në bazë të dhënave të publikuara del se importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht arritën në 100 milionë euro.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milion euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së arrijnë në 213 milionë, ndërsa eksportet në 31 milionë.

CEFTA

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 213,2 milion euro, ose (40.5%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (20.2%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (9.5%), Greqia (8.7%), Italia (3.8%), Sllovenia (3.4%). Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 31,0 milion euro, ose rreth (36.5%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (51.2%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.4%), Danimarka (6.2%), Sllovenia (5.9), Holanda (3.3%)” thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është bërë e ditur se në muajin gusht 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 32,2 milion euro, ose (38.0%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (27.2%).

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.8%), Serbia (9.2), Maqedonia (8.4%), Mali i zi (4.4%).

Gjithashtu është bërë e ditur se (23.2%) të eksporteve e përbëjnë produktet minerale, (18.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.1%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (7.8%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (4.9%) produkte bimore./Shqip.com