Ekonomi

Kosova i rikthehet ndotjes, rreth 30 mijë tonë qymyr për punëtorët

Rreth 3,600 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të furnizohen falas me thëngjill.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha për Shqip.com se një punëtori do t’i takojnë tetë deri në dhjetë ton thëngjill.

“Tetë deri në dhjetë tonë është afërsisht sasia e thëngjillit e ndarë për një punëtor që d.m.th. është një kamion”, tha Llumnica.

Sipas Llumnicës, në total do të ndahen rreth 30 mijë tonë thëngjill për punëtorët e KEK-ut.

“Kështu, duke qenë arsyeja e krizës energjetike që mund të jetë dhe normalisht konsumi i energjisë elektrike do të jetë më i vogël dhe në total janë ndarë rreth 30 mijë tonë thëngjill për punëtorët e KEK-ut”, shton tutje Llumnica.

Lidhur me këtë, eksperti i mjedisit thotë se për shkak të krizës energjetike është e pranueshme ndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut.

Shyqri Dumani tha për Shqip.com se që të mos ngarkohet rrjeti elektro-energjetik nuk ka opsion tjetër përveç ngrohjes me thëngjill dhe me dru.

“Duke e pasur parasysh krizën energjetike në nivel botëror, mungesën e energjisë elektrike jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin, çmimet e larta të energjisë elektrike, opsioni për të ju dhënë thëngjill punëtorëve të KEK-ut ndoshta është i pranueshëm ngase këtë vit do të ballafaqohemi me një krizë energjetike sidomos tani kur fillon periudha e dimrit. Për me e zgjidh këtë problem dhe mos të ngarkohet rrjeti elektro-energjik i Kosovës opsion tjetër për më u ngroh qytetarët përveç se me thëngjill dhe me dru”, tha Dumani.

Ndërsa, sa i përket ndotjes së ambientit, Dumani tha varët edhe cili thëngjill përdorët.

Sipas tij, nëse qytetarët ngrohën me thëngjill të thatë, ndotja e ambientit do të jetë 40 për qind me e ulët se ngrohja me thëngjill të njomë.

“Sa i përket ndotjes nga thëngjilli është krejt varësisht së cilin thëngjill e djeg. Ka thëngjill që kaltëroja e thanë dhe i largon shumë komponentë të cilat e ngarkojnë mjedisin duke përfshirë edhe gazrat”.

Lexo edhe:
Qytetarët në dilemë me çfarë të ngrohen, dyfishohet druri

Vlen të theksohet se dimri po afron dhe qytetarët janë në dilemë se me çfarë të ngrohën për faktin se çmimet e burimeve ngrohëse janë rritur pa dallim.

Për dallim nga viti i kaluar, çmimi i drurit është dyfishuar nga 40 euro në rreth 70 euro këtë vit.

Derisa, çmimi i peletit për tonë po arrin deri në 500 euro, zgjidhje nuk po shihet ngrohja përmes energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të KEDS, ngrohja me energji elektrike përbën 70 për qind të faturës brenda një muaji.

Krahas kësaj, ditë më parë, zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike nëKosovë, Viktor Buzhala ka thënë për Shqip.com shkalla e konsumit është më e lartë dhe çmimet ndërkombëtare te energjisë janë të paprekshme.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës këtë vit ka shfuqizuar vendimin që ndalonte dhënien e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut.

/Shqip.com