Sport Shqiptar

Kosova i fiton edhe gjashtë medalje në xhudo

Kampionati Ballkanik për Senior në Pazarxhik të Bullgarisë

Xhudo po vazhdon të jetë një sport – që Kosovës po i sjellë suksese të mëdha.

Tashmë edhe gjashtë medalje do të zbarkojnë në tokën dardane.

Nga shtatë garues që morën pjesë në Kampionatin Ballkanik për Senior – gjashtë prej tyre u stolisen.

Një ishte e artë, një e argjendtë dhe katër të bronzta.

Shpati Zekaj i artë (-100kg)

Erza Muminoviq e argjendtë (-52kg)

Loriana Kuka e bronztë (-78kg)

Dëbora Gjakova e bronztë (-57kg)

Muhamedin Veseli i bronztë (-60kg)

Dardan Cena i bronztë (-73kg)

Teksa, i vetmi që nuk siguroi medalje ishte Rios Kuka – që garoi në -90 kg.

Prapa këtij suksese qëndrojnë trajnerët Zymer Zeka dhe Mustafë Veseli – që i qëndruan pranë sporitstëve në çdo moment./Shqip.com