Kosova fiton dy medalje në Grand Prixin e karatesë në Kroaci
Publikuar:
(18.03.2022 21:06:54)

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka fituar dy medalje në ditën e parë në Grand Prix Croatia 2022.
Qëndresa Ibrahimi fitoi medaljen e artë dhe Erblina Sopjani e rrëmbeu medaljen e bronztë.
Ibrahimi medaljen e artë e arriti në kategorinë e kateteve deri në 54 kilogram.
Ajo në xhiron e parë mundi garuesen nga Kroacia, po ashtu edhe të dytën, pastaj fitoi përballë garueses nga Danimarka.
Dhe në finale përsëri mposhti një garuese nga Kroacia.
Sopjani në kategorinë e kadeteve mbi 54 kilogram, arriti të triumfojë dhe fitoi medaljen e bronztë./Shqip.com