Lajme

Kosova e Shqipëria në mesin e 7 vendeve në stërvitjen “Anadolu-21”

Kosova dhe Shqipëria në stërvitjen "Anadolu 21"

Shqipëria dhe Kosova hynë në listën e shtatë vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21”, transmeton Shqip.com

Stërvitja e kësaj force, e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, vazhdon me pjesëmarrjen e “Forcave Speciale” nga shtatë vende.

Siç raporton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes e Turqisë, thuhet se Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila ka filluar më 28 qershor vazhdon me pjesëmarrjen “de facto” të elementëve të forcave speciale të Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit, ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë.

Stërvitja nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, zhvillohet në Ankara.

Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin e miqësisë, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku. /Shqip.com