Kosova e shënon ngritjen më të madhe në ranglistë – që nga pranimi në FIFA
Publikuar:
(31.03.2022 11:48:17)
Një hap i madh për Dardanët.
Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur në pozitën e 107 në ranglisten e publikuar nga FIFA – sot.
Kjo është ngritja më e madhe e Dardanëve që kur janë pranuar në FIFA – në vitin 2016.
Kjo ngritje në renditje – vie pas ndeshjeve të muajit mars, ku Kosova shënoi një fitore dhe një barazim.

Fillimisht, në “Fadil Vokrri”, e mpshtën Burkina Fason me rezultat 5-0, kurse më pas u ndanë në “paqe” me Zvicrën 1-1.
Kjo është një nisje e ëndrrave për trajneri, Alain Giresse.
Por, mbetet të shihet se si do të përformojë skuadra në ndeshjet zyrtare – pasi këto dy ishin të nivelit miqësor.
Testet e vërteta të Kosovës do jenë në muajin qershor – në Ligën e Kombeve. /Shqip.com