Sport Shqiptar

Kosova e fillon me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Pas paraqitjeve të mira në mars, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me performanca të mira edhe në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” siguruan tri pikë të plota kundër Qipros, pas një paraqitje të mirë në pjesën e dytë.

Edhe pse nuk e filluan mirë ndeshjen, ata në fund triumfuan me rezultat 2:0.

Në 45 minutat e parë ndeshja e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve përfundoi 0:0.

“Dardanët” patën posedimin e topit, por rastet më të mira e patë vendasit.

Kosova pati vetëm dy raste në këtë pjesë dhe dy herë rrezikoi nga largësia.

Në pjesën e dytë ishte një histori tjetër.

Rashica e filloi furishëm këtë pjesë, duke rrezikuar tri herë brenda 10 minutave.

Fillimisht ai u gjend përpara vetëm me portierin në minutën e 55, por gjuajtja e tij u ndal dhe vetëm dy minuta më vonë sulmuesi i Premier Leagues u gjend mirë brenda zonës, por gjuajti jashtë.

Rasti i tret erdhi në minutë 63, por kësaj here Rashica nuk arriti të gjej portën nga largësia.

Pas një dominimi total, Valon Berisha e kaloi Kosovën në epërsi, ai shënoi një superegol nga jashtë zonës së rreptësisë.

Kosova vetëm pesë minuta më vonë pati mundësi ideale të shënonte golin e dytë, por Alitin e ndali shtylla.

Edon Zhegrova ishte ai që ia vulosi fitoren Kosovës, sulmuesi pas një depërtimi të mirë gjeti golin e fitores.

Ndeshjen e radhës Kosova e ka kundër Greqisë./Shqip.com