Ekonomi

Kosova dhe Serbia me shkallën më të lartë të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve

Kosova dhe Serbia kanë pasur shkallën më të lartë të rritjes së çmimeve të produkteve në rajon.

Kjo shkallë është rritur në 7.3 për qind, sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës për tre mujorin e fundit të vitit 2021.

“Ngritje e shkalles sё inflacionit u raportua edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, si pasojë e rritjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes sё çmimeve nё tregjet ndërkombëtare. Shkalla mesatare e inflacionit në TM4 2021 ishte 5.4 për qind, ku Kosova dhe Serbia regjistruan shkallën mё tё lartё tё rritjes sё inflacionit prej 6.4 përkatësisht 7.3 pёr qind”, thuhet në raport.

Produktet që kanë pësuar rritje më të theksuar janë vajrat dhe yndyrat.

“Çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike shënuan rritje për 6.3 për qind. Në kuadër të kategorisë së ushqimit, rritje më të theksuar shënuan çmimet e vajrave dhe yndyrave (30.5 për qind), pasuar nga çmimet e bukës dhe drithërave (11.1 për qind), perimeve (9.1 për qind), si dhe qumështit, djathit dhe vezëve (6.9 për qind), ndërsa vetëm çmimet e pemëve shënuan rënie prej 3.8 për qind në TM4 2021”.

Rritje kanë pasur edhe derivatet e naftës që kanë ndikuar direkt në shpenzimet e transportit, që më pas edhe ato janë rritur.

“Sipas Bankës Botërore, çmimet e naftës (brent crude) arritën në nivelin mesatar prej 78.3 dollar për barel në TM4 2021, që tregon për një rritje vjetore të çmimit prej 79.4 për qind. Për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës, shpenzimet e transportit shënuan rritje prej 15.1 për qind në TM4 2021. Rritja më e lartë e çmimeve të transportit është shënuar tek përdorimi i pajisjeve pёr transportin personal (25.8 pёr qind), pastaj blerja e automjeteve (5.2 pёr qind), si dhe shërbimet pёr transport (1.9 pёr qind)”.

Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2021 niveli i remitencave ka arritur në 1.15 miliardë euro apo 17.1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020.

Vendet që prinë në këtë listë janë Gjermania dhe Zvicra.

“Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, me 40.0 përkatësisht 18.6 për qind tё gjithsej remitencave deri në shtator të vitit 2021”.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të (7.3 për qind e gjithsej remitencave./SHQIP.com