Kosova – Andorra, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)
Publikuar:
(28.03.2023 22:10:18)

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen ndërmjet Kosovës e Andorrës, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve në Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Fillimisht dardanët kaluan në epërsi me golin e Edon Zhegrovës, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të bukur nga Milot Rashica (59’). Vetëm dy minuta më vonë (61’), Rosas Ubach i barazoi shifrat në 1:1 me një gol me kokë nga afërsia.
/Shqip.com