Kulturë

Kori Siparantum për 5 vjetorin e themelimit shfaq koncert kushtuar sukseseve përgjatë viteve

Kori Siparantum, ka shënuar 5 vjetorin e themelimit.

Për nderë të përvjetorit në qytetin e Pejës në KINO “Jusuf Gërvalla”, kori ka mbajtur koncert.

“Koncertit i ka paraprirë një dokumentar (22min) kushtuar sukseseve të korit përgjatë këtyre 5 viteve. Programi ka përfshirë vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptarë të periudhave të ndryshme stilistike deri tek muzika bashkëkohore”, thuhet në njoftim.

Kori Siparantum, ka shënuar mjaft suksese në botë, duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme në muzikën korale.

Lexo edhe:
Kori “Siparantum” nga Kosova, pjesë e festivalit evropian të muzikës korale

Pllakën e Artë dhe pikët maksimale në  “Golden Lime of Tuhelj” Kroaci, ishte fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në World Choir Games 2021 dhe fitues i Diplomës së artë, në Europian Festival for Young People në Belgjikë.

Po ashtu Kori Siparantum ka fituar të dy kategoritë F (Pennant Category) dhe G (Free Program).

Kujtojmë që po ashtu kori Siparantum ka përformuar në skenën e njohur me akustikën më të mirë në botë, Berlin Philharmonie.