Art Jetese

Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës për një arsye të çuditshme

Ilustrim

Koreja e Veriut ka ndaluar veshjet e lëkurës për të parandaluar njerëzit që të imitojnë stilin e Kim Jong Un.

Sipas Radio Free Asia, të rinjtë janë ndaluar të veshin xhaketa lëkurë dhe policia ka sekuestruar xhaketa nga qytetarët rrugëve dhe shitësit nëpër dyqane.

Duke cituar një burim të paemëruar nga brenda vendit, gazeta raportoi se kjo masë filloi pasi njerëzit filluan të imitonin stilin e Kim Jong Un, shkruan Daily Ma

Palltoja e veshur për herë të parë nga Kim Jong-un në vitin 2019, u bë e njohur mes elitës së Koresë së Veriut, që mund të përballonte lëkurën e vërtetë.  Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, ka ardhur një vendim drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe largimi i tyre nga njerëzit që i zotërojnë. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e tij.

Burimi shtoi se palltot prej lëkure fituan popullaritet edhe në mesin e grave në Korenë e Veriut pasi motra e Kim, Kim Yo Jong, i veshi ato.

“Palltot prej lëkure filluan të njiheshin si simbol i fuqisë,” tha burimi për RFA, duke shtuar se kjo i shtyu shitësit e veshjeve të fillonin të importonin lëkurë sintetike për të kopjuar pamjen e Kim./SHQIP.com