Art Jetese

Konsumimi i çajit dhe kafesë redukton rrezikun e vdekshmërisë

Hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit që pinë dy deri në katër filxhanë çaj dhe më pak se një deri në dy filxhanë kafe në baza ditore ulin rrezikun e vdekshmërisë me 22% në krahasim me ata që nuk pinë çaj ose kafe.

Ekipi i hulumtimit parashtroi teori se pse kombinimi i çajit dhe kafes ka këtë efekt, duke sugjeruar se komponimet biologjike të mbivendosura të dy pijeve mund të ulin gjëra si presioni i gjakut dhe inflamacioni, duke reduktuar zhvillimin e disa sëmundjeve serioze.

Studiuesit analizuan të dhënat nga gati gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 37 dhe 73 vjeç për të hetuar lidhjen midis vdekshmërisë dhe konsumit individual dhe të kombinuar të çajit dhe kafesë.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa çaj dhe kafe pinin në baza ditore, ndërsa një pyetësor tjetër përcaktoi të dhëna sociodemografike duke përfshirë përkatësinë etnike dhe arsimin, dhe informacionin e sjelljes duke përfshirë konsumimin e alkoolit , stërvitjen dhe dietën.

Të dhënat mjekësore dhe pyetësorët u përdorën gjithashtu për të mbledhur informacion mbi sëmundjet kronike.

Ekipi hulumtues zbuloi se pirja e dy deri në katër filxhanë çaj dhe më pak se një deri në dy filxhanë kafe çdo ditë lidhej me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë, ndërsa rreziku i vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe të tretjes tregoi një lidhje të ngjashme të kundërt.

Për sa i përket pirjes vetëm të çajit ose kafesë, gjetjet treguan se rreziku më i ulët i vdekshmërisë lidhej me konsumimin e tre filxhanëve çaj ose një filxhani kafeje në baza ditore.

Studimet e mëparshme të kombinimit të çajit/kafes kanë gjetur një rrezik të reduktuar të demencës dhe goditjes në tru. Studime të tjera kanë gjetur efekte shtesë të diabetit të tipit 2 me kombinimin e konsumit të çajit jeshil dhe kafesë.

Kufizimet e këtyre studimeve, megjithatë, janë se madhësitë e kampionit ishin shumë më të vogla ose rezultatet nuk mund të përgjithësohen për popullatën më të gjerë.

/Shqip.com