Lajme

Konjufca uron Steinmeier për rizgjedhjen si President: Urime miku ynë!

Kryetari i Kuvendit-Glauk Konjufca

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.

Konjufca ka shkruar në emër të Kuvendit të të Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij.

“Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca gjithashtu ka falënderuar Presidentin Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Frank Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë si president i Gjermanisë.

Presidenti aktual fitoi 77% Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU. /Shqip.com

Lexo edhe:
Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë