Lajme

Konjufca u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave në dy rastet tragjike në Beograd

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd.

Konjufca në një postim në Facebook u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë”, shkruan Konjufca.

Ndryshe, gjatë kësaj jave kanë ndodhur dy sulme masive në Beograd.

Njëra në një shkollë në Beograd ku një nxënës vrau nëntë persona, prej tyre tetë nxënës dhe rojën, ndërkaq sulmi i fundit ka ndodhur të enjten mbrëma ku një 21 vjeçar ka vrarë tetë persona në një park.

/Shqip.com