Lajme

Konjufca takon homologun e tij nga Austria, shprehet gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me homologun e tij nga Landi i Austrisë së Ulët, Karl Wilfing.

Nga njoftimi i Kuvendit të Kosovës thuhet se në këtë takim Konjufca dhe Wlifing vlerësuan raportet e mira në mes dy vendeve si dhe shprehen gatishmëri në avancimin e bashkëpunimit.

“Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka treguar Austria ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

“Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Pjesë e delegacionit austriak ishin edhe nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner ndërsa, në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller.​/Shqip.com