Lajme

Konjufca takon homologun austriak: Kemi nevojë për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës zyrtare në austri, takoi  homologun austriak Wolfgang Sobotka të cilin e ka falënderuar për ndihmën e këtij shteti ndaj Kosovës në të gjitha proceset.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, shprehët falënderues për kontributin e Austrisë në pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen që po ia jep ky shtet Kosovës në procesin e integrimit në BE.

“Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë. Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, shkruan kreu i Kuvendit të Kosovës”, shkroi Konjufca.

Konjufca, tha se kemi nevojë të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh.

“Kemi nevojë të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë”.

Tutje, ai tha se në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve të Kosovës dhe Austrisë./Shqip.com