Lajme

Konjufca pas shpërthimit në Stamboll i shprehë ngushëllime Erdoganit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të tjerëve pas shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se ndanë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutet për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll. Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkroi Konjufca.

Konjufa shprehu ngushëllime edhe Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen

/Shqip.com